Presidenti Donald Trump u ndodh të shtunën në Kaliforni për te takuar zyrtarë, familje të viktimave dhe ‘zjarrfikësit jashtëzakonisht të guximshëm’ atje. Në këtë zonë më shumë se 1,000 njerëz janë renditur si të zhdukur në zjarrin më të keq ndonjëherë që ka goditur shtetin amerikan.

“Duket se mungojnë shumë me shume persona sesa që mendonim  të jetë e mundur”, u tha Trump gazetarëve nga South Lawn e Shtëpisë së Bardhë pak para se të hipte në helikopterin e Marine One për të fluturuar në bazën Andrews .

Zjarri më vdekjeprurës dhe më shkatërrues në historinë e Kalifornisë, i ashtuquajturi Camp Fire, tani ka marrë 71 jetë.

Zjarri ka përpirë një zonë afërsisht me madhësinë e Çikagos, duke shkatërruar rreth 10,000 shtëpi dhe 2,400 ndërtesa të tjera.

Veritas.com.al/