Vladimir Putin nuk është ftuar në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet më 20 janar të vitit të ardhshëm.
Kështu konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i pyetur nga gazetarët, shkruan A2 CNN.
Televizioni amerikan CBS, raportoi më parë, duke cituar burime të paidentifikuara se Trump kishte ftuar në ceremoni Presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Marrëdhënie mes Trump dhe Putin është bërë shpesh objekt diskutimi. Të dy liderët kanë shprehur vlerësime për njëri-tjetrin dhe Trump është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë me të marrë pushtetin.
Komente