Në një miting të fushatës presidenciale në Novi, Michigan, të Premten në mbrëmje, Donald Trump i kërkoi Presidentit Obama: të mos ” falë Hillary Clinton dhe bashkë- konspiratorët e saj”në qoftë se ndonjë akuzë është ngritur në raport me skandalin e email-eve.
“Zoti President”, tha Trump. “Do të premtoni se nuk do të falni Hillary Clinton dhe bashkë- komplotistët e saj për disa krime që kanë kryer kundër vendit tonë, dhe kundër vetë shoqërisë. Askush nuk është mbi ligjin”.
DONALD TRUMP: Në qoftë se do t’i jepet shansi, ajo do ta nxjerrë për shitje zyrën Ovale, siç ka bërë gjithnjë.
Ajo është duke e bërë këtë për 30 vjet. Ajo fshiu 33 mijë email-e pas thirrjes në Kongres. Ju nuk mund ta bëni këtë.
Dhe një kërkesë që po e bëj sot para Presidentit Obama: Zoti President, do të premtoni se nuk do të falni zonjën Clinton dhe bashkëpunëtorët e saj për krimet e shumta kundër vendit tonë dhe kundër vetë shoqërisë?
Askush nuk është mbi ligjin. Clinton dhe miqtë e saj do të bëjnë gjithçka , do të thonë gjithçka dhe do të gënjejnë për gjithçka për të mbajtur kontrollin mbi pushtetin.