Sipas gazetës amerikane “Washinton Post” ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergey Kislyak, ka ftuar zotin Donald Trump në Konferencën për Paqe me Sirinë që do të mbahet në Astana të Kazakistanit. Megjithëse zoti Trump nuk ka bërë akoma betimin, është kolona e pushtetit amerikan që besohet në bisedime.
Rusia ka ftuar ekipin e presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump për bisedime paqeje mbi Sirinë më 23 janar në Kazakistan duke anashkaluar ”de facto” administratën në ikje të presidentit Barack Obama, raportoi sot gazeta amerikane “Washington Post”.
Departamenti i Shtetit, ende nën administratën demokrate deri në marrjen e funksionit të Donald Trump më 20 janar, njoftoi nga ana e tij se SHBA-ja nuk është ftuar ende zyrtarisht në bisedimet në Astana, të organizuara nga Moska, Ankaraja dhe Teherani, por po këshillon administratën Trump që të shkojë nëse është e mundur.
Sipas “Washington Post”, ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, gjatë një bisede telefonike më 28 dhjetor me këshilltarin e ardhshëm për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn, ka ftuar zotin Trump në Konferencë.
/Veritas.com.al/