Presidenti Donald Trump ka parashikuar një “rritje mahnitëse” në tregtinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, pas bisedimeve me Theresa May në Davos.
Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë “të bashkuar në kulm” mbi çështjet ushtarake, ndërsa zonja May tha se qëndruan “krah për krah” gjatë përballjes me rreziqet e përbashkëta.
Në një seri shkëmbimesh të ngrohta në Davos, Zvicër, presidenti Trump i tha kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar: “Ne e dashurojmë vendin tuaj”.
Ai gjithashtu hodhi poshtë “thashethemet false” mbi ndryshimet, duke thënë se të dy liderët “e pëlqejnë njëri tjetrin shumë”.
Ky ishte takimi i tyre i parë që nga përplasjet për shkak të postimeve në Twitter të presidentit Trump mbi videon e të djathtëve ekstrem.
Në fillim të këtij muaji, zoti Trump anuloi një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, duke kritikuar vendosjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër.
Veritas.com.al/