Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Richard Grenell do të mbetet i dërguar i tij për dialogun Kosovë-Serbi dhe se ai në të njëjtën kohë mund t’i kryejë si detyrat e ambasadorit në Gjermani, ashtu edhe Drejtorit të Inteligjencës amerikane dhe emisarit special ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Grenell është aktualisht ambasador amerikan në Gjermani, derisa disa ditë më parë është emëruar edhe ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës amerikane.

“Grenelli do ta vazhdojë këtë punë, pasi që është duke e kryer shumë mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët, ka bërë një punë fantastike në të dyja shtetet”, ka deklaruar Trumpi, i pyetur nëse ai do të mbetet emisar special për dialogun Kosovë-Serbi, teksa ka shtuar se Grenelli e gëzon “besimin e plotë” të tijin, raporton “Zëri i Amerikës”.

Trumpi e ka bërë këtë deklaratë para nisjes për një udhëtim në Indi.

VERITAS.COM.AL