Donald Trump i ka thënë kryeministres Britanike, Theresa May që të përqendrohet mbi “terrorizmin” në Mbretërinë e Bashkuar pas kritikave të saj mbi shpërndarjen e videos ‘të djathtë ekstreme”.

“Mos më shiko mua, përqëndrohu mbi Terrorizmin Islamik Radikal në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Trump në Twitter.

Më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara ka ripostuar tre video nga një grup i ekstremit të djathtë në Britani.

Zëdhënësi i zonjës  May tha se është e gabuar për presidentin që ta bëjë këtë”.

Shtetet e bashkuara dhe mbretëria e Bashkuar janë  aleatë të afërt dhe shpesh përshkruhen në “marrëdhënie speciale”. Theresa May ishte e para lidere e huaj që vizitoi Shtëpinë e Bardhë të Trump.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve ka depozituar për pyetje urgjente mbi këtë çështje nga deputeti Laburisht,  Stephen Doughty.

Veritas.com.al/