Nga: VICTORIA FRIEDMAN

Presidenti Donald Trump ka thënë se drama rreth Princit Harry dhe Meghan Markle ishte një situatë “e trishtueshme” që nuk duhet ti ndodhte Mbretëreshës.

“Unë mendoj se kjo ishte një anë e verbër” vazhdoi ai. “Eshte verbuar nga e gjithë kjo situatë, dhe mendoj se është shumë keq. Që kur ka qenë 25 dhe tani qe ajo është 94, nuk ka bëre kurrë një gabim. Ka pasur një periudhë perfekte. ”

Të Mërkurën, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, Dukesha e Sussex, njoftuan përmes Instagramit se ata do të benin nje hap pas si pjestare” te lartë”te familjes mbreterore, do të kërkonin të bëhen “të pavarur financiarisht”, dhe do të ndanin kohën e tyre midis Amerikës së Veriut dhe Mbretërise se Bashkuar në përpjekjen e tyre për të jetuar një jetë të re “progresive”.

Njerez te brendshem të Buckingham Palace kanë zbuluar se ndërsa Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William ishin vënë në dijeni vetëm së fundmi për dëshirat e çiftit, njoftimi dhe përparimi i shpejtë i aktiviteteve ishte zhvilluar tërësisht pa dijeninë e tyre dhe se komunikimi i pasanksionuar këtë javë e la familjen mbretërore “te lënduar” dhe “thellësisht te zhgënjyer”.

Kur e pyetën nëse Princ Harry duhet të revokojë vendimin e tij, Presidenti Trump tha: “Unë nuk dua të hyj në gjithçka, por kam kaq respekt për Mbretëreshën. Unë nuk mendoj se kjo duhet ti ndodhte asaj ”

Duke thënë se ai kishte një “marrëdhënie të shkëlqyeshme” me Monarken Britanike, Presidenti Trump vazhdoi të diskutojë kohën që kaloi me Mbretëreshën Elizabeth II gjatë vizitës së tij shtetërore vitin e kaluar, duke theksuar se sa dashuri ata kanë për njëri-tjetrin.

“Ajo është një grua e madhe. U ula me të. Duhej të isha me të për 15 minuta,dhe qëndrova një orë e gjysmë… Patem një kohë të shkëlqyer… Ishim te nderuar. Vendi ynë ishte nderuar. U ula me të një kohë të gjatë. Ajo ishte e buzëqeshur dhe e qeshur tërë kohën … Ne kemi një marrëdhënie shumë të shkëlqyeshme, “tha ai.

Gjatë Banketit Shteteror në Pallatin Buckingham në Qershor 2019, Presidenti Trump nderoi Marrëdhënien Speciale dhe tha se Monarkja ishte një “grua e madhe, e shkëlqyer”, duke thënë: “Ajo ka mishëruar frymën e dinjitetit, detyrës dhe patriotizmit që rreh me krenari në çdo zemer Britanike. Në emër të të gjithë Amerikanëve, unë ofroj një dolli për miqësinë e përjetshme të popullit tonë, për vitalitetin e kombeve tona dhe për mbretërimin e gjatë-deshiruar dhe vertet të jashtëzakonshëm të Madhërisë se saj, Mbretëreshës.

VERITAS.COM.AL/