Presidenti Trump duke ju folur mbështetësve të tij ben shaka mbi udhëheqësin e Koresë së Veriut: “Më ka shkruar letra të bukura dhe jemi dashuruar”. Shkrirja e akullit gjithnjë e më afër midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut?

Donald Trump kurrë nuk pushon së habituri. Këtë herë për përdorimin e një shprehje “zbukuruese” për të përshkruar marrëdhëniet me Kim Jong-un.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se ai dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut “janë dashuruar” dhe se tensionet mes dy vendeve janë lehtësuar. Ai nuk e ka shkruar këtë fjali në Twitter,e ka thene duke u folur mbështetësve të tij në Virxhinian Perëndimore. “Më ka shkruar letra të bukura dhe jemi dashuruar”,ka përsëritur presidenti. Trump ka shtuar se Pyongyang ka ndërprerë testet e tij bërthamore, si dhe lëshimet e raketave, sinjale, këto, se afrimi( i tij) me Korenë e Veriut po funksionon.

Duke kuptuar se fjalët e përdorura për të përshkruar lidhjen me Kim, do të kishin shkaktuar ndonje polemike, presidenti ka luajtur përpara duke përdorur ironine: “Donald Trump tha se janë dashuruar, sa e tmerrshme është, sa e tmerrshme është? Është kaq pak presidenciale “.

Në ditët e fundit, duke kryesuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Trump kishte thënë se besonte se Kim ishte një njeri i “paqes”, edhe pse dje Pyongyang ka bere te ditur se nuk do të ketë “çarmatim të njëanshëm” nëse nuk do të pushojnë sanksionet .

Veritas.com.al/