Presidenti i zgjedhur, Donald Trump do të marrë 1 dollar në vit pagë si president, sipas revistës “The Hill”.
Trump e shpalli këtë ditën e Dielë në mbrëmje, në programin “60 Minuta” kur i tha moderatores së televizionit, Lesley Stahl se ai as që e dinte çfarë është paga si president.
“Mendoj se kam të drejtë me ligj që të marr 1 dollar, kështu që unë do të marr 1 dollar”. Por as nuk e di sa është paga e Presidentit?!”
Stahl e informoi se paga e Presidentit është 400 mijë dollarë në vit. “Kështu që ju do të hiqni dorë?”.
“Jo, unë nuk do ta marr pagën, nuk do ta bëj këtë”- u përgjigj Donald Trump.
/Veritas.com.al/