Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin është dakordësuar për t’u takuar së shpejti, tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë bisedës të dielën, Starmer uroi presidentin e SHBA për inaugurimin e tij dhe vlerësoi “rolin e tij në sigurimin e armëpushimit historik dhe marrëveshjes së pengjeve në Gaza”, citojnë mediat britanike.

Të dy udhëheqësit diskutuan rëndësinë e punës së bashku për sigurinë në Lindjen e Mesme si dhe tregtinë dhe ekonominë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *