(FOTO: Donald Trump më 28 dhjetor 2016 në Palm Beach, Florida)/

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane, republikani Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk i beson akuzat e ndërhyrjes ruse, është përmbajtur të kritikojnë sanksionet e vendosura nga Barack Obama.

Eshtë “koha të kalojmë në gjëra të tjera më të rëndësishme,” është shprehur ai në një deklaratë të shkurtër, duke saktësuar se do të takohet “në interes të vendit tonë dhe të popullit të tij të mrekullueshme”, me krerët e zbulimit amerikan “javën e ardhshme” për ta sqaruar këtë çeshtje.

Masat e shpallur nga Barack Obama përfshijnë konkretisht dëbimin e 35 agjentëve të shërbimeve të inteligjencës ruse dhe mbylljen e dy Site-ve të përdorura nga këto shërbime në New York dhe në shtetin e Maryland, pranë Uashingtonit.

/Veritas.com.al/