
SHQIPËRI- Shërbimet të nxitura nga turizmi kanë rezultuar një ndër shtyllat kryesore për ekonominë shqiptare.
Sipas të dhënave të Instat për tre muajt e fundit të vitit 2024 rezulton se shërbimet kanë pësuar një rritje në të gjithë treguesit.
Tregtia me pakicë e shumicë ka regjistruar një shtim të shitjeve me gati 4%.
Po ashtu Rezulton se në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2024, Indeksi i shitjeve shënoi rritje 7,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023 ndërsa numri i të punësuarve u shtua me 8,8 %.
Fluksi I turistëve ka nxitur gjithashtu edhe aktivitetin në bare e restorante ku tremujorin e fundit të vitit të kaluar indeksi i shitjeve shënoi rritje 12,8 %, krahasuar me një vit më parë.
Po ashtu në këtë sektor ka pasur edhe më shumë të punësuar si dhe rritje pagash.
Edhe aktiviteti i agjencive të udhëtimi ka qenë optimist duke pasur një rritje të shitjeve me 7,1 %.
Me rritje më të lehtë me 2.7% ka rezultuar edhe sektori i ndërtimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Ndërsa indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e katërt 2024, shënoi rënie 14,4 %, krahasuar me vitin 2023.
Komente