“Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me helikopterin e presidentit iranian, por burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit”.
Kjo u raportua në një përditësim nga TV izraelit Channel 12.
Pas lajmit për rrëzimin e helikopterit të presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, ka ardhur edhe një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Departamenti Amerikan i Shtetit po vëzhgon nga afër raportet për rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të jashtëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në një deklaratë për mediat.
Irani dhe SHBA kanë pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh, veçanërisht pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin në vitin 2018.