![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/11/ell-1.jpg)
Edhe këtë të martë, tymi ka mbuluar qytetin e Elbasanit, pasi një zjarr gjigand përfshiu pikën e grumbullit të skrapit Kurum, në zonën e ish Metalurgjikut.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se në pikën e skrapit ka ende tym. Ndërkaq, në vengjarje ka shkuar edhe shefi i Emergjencave Civile, Haki Cako.
Zjarri ra ditën e hënë, teksa sipas dyshimeve paraprake, mendohet se u shkaktua nga plasja e një baterie në thellësi të skrapit.