Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luiggi Soreca, në ditën e parë të shkollës ka uruar të gjithë nxënësit shqiptarë.
“Duket të keni besim te Shqipëria ashtu siç kam unë. Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim. Së shpejti, shpresoj që shumë shpejt do të hapim negociatat me Shqipërinë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e BE, aty ku ky vend i përket. Ju jeni e ardhmja e BE. Duhet të jeni qytetarë më të mirë të Shqipërisë dhe më pas të BE. Urime për vitin e ri shkollor”, ishte kjo fjala e shkurtër e Sorecës.
Shqipëria pret në 18 tetor ditën jeshile nga BE për nisjen e negociatave.
Javën e kaluar Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zhvilluar një vizitë në kancelaritë Evropiane për të kërkuar një “PO”.
Të dy liderët janë shprehur optimistë për hapjen e negociatave, por sërish kanë thënë se rruga është e vështirë.
Veritas.com.al/