Pas më shumë se një jave bllokim, kanë filluar punimet për riparimin e urës së Shtrezës, në aksin rrugor Kukës-Shishtavec.
Ura u dëmtua si pasojë e rrëshqitjes së dherave pranë këmbëve të saj. Punimet po bëhen nga firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec dhe kanë të bëjnë me riparimin e pjesëve të dëmtuara të dy shpateve anësore të urës dhe përforcimin e saj deri në çeljen e fondit të emergjencës dhe rindërtimin dhe funksionimin e plotë të urës së Shtrezës.
Punimet pritet të zgjasin një javë për të bërë të mundur me pas lëvizjen e lirë të mjeteve.
Dëmtimi i kësaj ure solli vështirësi për banoret e tre fshatrave të cilët për të ardhur në Kukës duhej të ecnin në këmbë dhe të mbartnin vetë ushqimet dhe furnizimet.