-Shoqatat bamirëse paralajmërojnë se bllokimi politik po kushton jetë ndërsa Italia refuzon hyrjen e një anijeje tjetër bamirëse që kryen misione kërkim-shpëtimi në Mesdhe kanë ftuar liderët europianë që urgjentisht të garantojnë porte te sigurta për emigrantët dhe refugjatët, duke paralajmëruar se bllokimi politik po kushton shume jete tashmë.
Ndërsa liderët e BE u takuan të dielën për një samit emergjent mbi migracionin, një javë mbasi 630 persona të shpëtuar nga anija Acquarius u refuzuan nga Italia dhe Malta, fati i një anije tjetër mbeti në harresë.
OJQ-ja gjermane “Mission Lifeline” tha se anija e saj, që mbante 234 veta, ishte drejtuar në ujërat ndërkombëtare pasi Italia I refuzoi asaj hyrjen dhe autoritetet malteze i thanë anijes të kthehej në Itali.
Disa ente bamirësie kane akuzuar Mateo Salvinin qe ka vene interesat politike përpara jetës së njerëzve.
Një zëdhënës i OJQ gjermane Sea-Watch deklaroi: “Është absolutisht e papranueshme që po behet politike në kurriz të njerëzve qe ndodhen në vështirësi ne det”.
Ashtu si ata 234 njerëz në bord te Lifeline, tha ai, më shumë se 100 u shpëtuan nga Italia jugore të shtunën nga anija kargo Alexander Maersk.
Veritas.com.al/