Mijëra banorë janë larguar pas shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme në Kursk pasi Ukraina nisi një sulm të rrallë në rajonin kufitar rus në fillim të kësaj jave.
Në rrjetet sociale janë publikuar video të largimit masiv të rusëve nga vendbanimet e tyre. Të mërkurën, guvernatori rajonal në detyrë Alexei Smirnov tha se në zonën kufitare mbetet e ndërlikuar.
“Për të eliminuar pasojat e forcave armike që hyjnë në rajon, kam vendosur të shpall gjendjen e jashtëzakonshme”, shkroi ai në Telegram.
Residents of the Kursk town of Lgov are leaving their homes en masse. The AFU is 30 km away from the town, Z-channels reported. pic.twitter.com/iVLBQdlm7H
— NEXTA (@nexta_tv) August 8, 2024
300 trupa ukrainase kaluan kufirin me tanke dhe automjete të blinduara, duke hyrë në vend pranë qytetit të Sudzha, rreth 640 kilometra në jugperëndim të Moskës. Kursk shtrihet përtej kufirit nga rajoni Sumy verilindor i Ukrainës.