Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas janë takuar për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Takimi po ndërmjetësohet nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ndodhen në Antalia të Turqisë; ky është takimi i parë i nivelit të lartë mes Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë.