Kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin e mirë se prej datës 1 tetor, çmimet e “Internet Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur deri në 99%.
Kryeministri shton se kjo vjen pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit të kaluar në Tiranë.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë