Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në vend, por reshje dëbore do ketë verilindje dhe juglindja e vendit. Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht orët e pasdites të përmirësojnë motin duke bërë që të ketë intervale me kthjellime për të ri-kthyer sërish reshjet gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes duke shënuar -1°C në juglindje po ashtu rënie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 12°C.

Era do të fryjë mestare deri e forte me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi serish Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Vijon kontinenti Europian të mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura ku shira me intensitet mesatar dhe herë pas here intensiv do kenë brigjet e Egjeut, ndërsa reshje të dendura dëbore dhe mot të acartë paraqitet veriu dhe lindja e kontinentit. Përjashtim bëjnë vetëm disa vende të Europës Qendrore ku do ketë kthjellime.