Pa kaluar 24 orë, çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar sërish rënie. Bordi i Transparencës ka publikuar shifrat e reja me të cilat do të shitet nafta, gazi dhe benzina. Nafta do të shitet me 235 lekë , nga, 243 që ishte një ditë më parë. Po ashtu rënie të çmimit ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 227 lekë, nga 229 që ishte një ditë më parë. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm dhe do të shitet me 81 lekë për litër.
‘Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton Bordi.