Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve, të cilët e akuzojnë se ulja e çmimit të energjisë është bërë për qëllim elektoral.

Në një video në Facebook, kreu i qeverisë shprehet i bindur se PS do të sigurojë fitoren e radhës “për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët”.

“E para, ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët sesa çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë prej 13.5 lekësh. E dyta, çmimi jo vetëm që nuk është ulur në të gjithë botën por është rritur në shumë vende pas agresionit rus. Ndërkohë kjo e jona është ulja e vetme në Evropë e çmimit të energjisë elektrike për familjarët të paktën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

E treta, kush thotë që kjo është ulje elektorale duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral që të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike, financiare të vendit ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë përpara një procesi zgjedhor ta kemi hequr pas fitores së zgjedhjeve. Nuk ka! Mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur. Dhe të mos harroni diçka tjetër, kur unë s’i kam bërë këto më parë, kur kisha edhe tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve kur do të marrim fitore e 10-të radhazi që do të ketë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët. Nuk bën vaki. E fundit, llafet i merr era por mua rëndësi ka fakti se që nga shkurti mbi 1 milion konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak për energjinë elektrike ndërsa pensionistët do të kenë pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit.“, thotë Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *