Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në konferencën e KQZ dhe OSBE tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte.
Kim theksoi se tani është koha të ndërmeren hapet e nevojshme për votën e diasporës.“Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentari të 2021 ishin të rëndësishme. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë. Dua t’ju lë me mendimin se si të rindërtonin besimin. Kur zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi”, tha Kim.