-Avenatti, avokat, është liruar këtë mëngjes, edhe pse ai mbetet i hetuar zyrtarisht për “dhunë private”-
Michael Avenatti,avokati i Stormy Daniels dhe një aspirant kandidat I Demokrateve për presidencialet e 2020,eshte arrestuar të mërkurën mbrëma nga policia e Los Anxhelosit me akuzën se ka keqtrajtuar një grua.
Sipas transmetuesit Fox News dhe faqes se internetit te thashethemeve TMZ.com dhuna është zhvilluar në një apartament ekskluziv të metropolit Californian, të vendosur në Century City.
Atje, Avenatti do të takohej me një grua e cila pastaj do të jetë rrahur dhe fyer prej këtij te fundit.
Pasi ja ka mbathur nga apartamenti, e keqtrajtuara do të jete strehuar në stacionin më të afërt të policisë.
Fox News dhe TMZ.com mbështesin faktin se autoritetet atëherë do të gjenin në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit të viktimës “plage të shumta dhe disa fraktura.
“Deklarimet kundër Avenattit te dhëna nga viktima janë konfirmuar menjëherë nga ish-gruaja e avokatit anti-Trump, menjëherë paraqitur vetë në polici si “dëshmitare okulare” e asaj që ndodhi. Si rezultat,komisariati, përsëri natën e te mërkurës, ka dërguar një makinë policie në Century City. Agjentët pastaj kane hyrë në apartamentin e Avenattit dhe kane marre nen arrest të dyshuarin.
Këtë mëngjes, megjithatë, mbrojtësi i Stormy Daniels është liruar pasi ka paguar një kusht prej 50,000 dollarësh.
Megjithatë, ai mbetet i hetuar zyrtarisht për “dhunë private”. Menjëherë pas lirimit të tij, avokati me simpati demokratike ka deklaruar për kronistet: “Nuk kam rrahur kurrë një grua. Nuk do të rrah kurrë një grua. Në karrierën time si avokat, unë kam qëndruar gjithmonë në anen e mbrojtjes se të drejtave te grave. Dikush po përpiqet të më frikësojë, por unë do të vazhdoj të kryej betejat e mia gjyqësore dhe politike. Unë jam babai i dy vajzave të mrekullueshme. Unë kurrë nuk mund të mos i respektoj ato duke ngacmuar apo duke rrahur një grua. “Avenatti siguroi pastaj:” Jam i sigurt se hetimet e urdhëruara nga gjykata do të më lirojnë shpejt nga çdo akuzë “.
Veritas.com.al/