( Foto nga: AFP/File / Delil SOULEIMAN)/
Kurdët Sirian mbajnë një portret të Presidentit Bashar al-Assad gjatë një demonstrate në qytetin në verilindje të qytetit të Qamishli në 23 dhjetor 2018, duke kërkuar mbrojtje nga ushtria siriane kundër Turqisë, menjëherë pas një ‘shoku’ që provuan me tërheqjen e trupave nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Trupat siriane u dislokuan në mbështetje të forcave Kurde rreth qytetit strategjik ditën e Premte.
Afërsisht tetë vjet që ka zgjatur konflikti vdekjeprurës në Siri, lëvizja shënon një hap tjetër kyç për presidentin Bashar al-Assad të mbështetur nga Rusia që të rimarrë kontrollin e vendit.
Përtej fitoreve të tij ushtarake, regjimi gjithashtu po bën progres për thyerjen e izolimit diplomatik, me rihapjen të Enjten të ambasadës së Emirateve në Damask.
Ushtria siriane njoftoi se ajo ka ngritur flamurin e saj në Manbij, një qytet strategjik në kufi me Turqinë ku forcat Turke janë dislokuar para vitit 2016 dhe ku ushtria mund të përplaset ‘mbi terrorizmin dhe mundjen e të gjithë pushtuesve dhe okupatorëve”.
Veritas.com.al/