Rea Xhillari ka dorezuar nje padi ne gjykaten e tiranes ndaj Sali berishes dhe 6 deputeteve te tjere te PD per cenim të personalitetit dhe reputacionit nga përhapja e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse. “Sali Berisha ka vijuar në mënyrë të herëpasherëshme të përgojojë në publik emrin tim, duke më asociuar arbitrarisht me aktivitete, individë dhe përfitime pa asnjë lidhje me mua”- vijon Xhillari ne padine e saj.
Xhillari thote ne kallezim se eshte permendur prej ketyre politikaneve se ka përfituar tendera permes dy kompanive.
Ajo thote se u detyrua te vere ne levizjen gjykaten me këtë padi pas një morie me deklarata akuzuese te pa mbështetura në fakte nga Berisha bashkë deputetët e tij përfshi një kërkesë për interpelancë me Edi Rama me subjekt aktivitetin e Rea Xhillarit.
Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtëpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë. Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbalturi nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik
Për marrëdhënien me kompaninë 51N4E në Belgjikë jep këtë sqarim.
“Për të kryer Praktikën time Mësimore (apo Stazhin), kam aplikuar në studion e projektimit 51N4E në Belgjikë. Aplikimit tim për t’u pranuar si studente praktikante për një periudhë 9 mujore, kjo studio i është përgjigjur pozitivisht në Shtator të vitit 2011 Nënvizoj se Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar ndërsa unë isha thjesht një studente”
Më tej, ajo nënvizon se marrëdhëniet kontraktuale me studion e projektimit 51N4E janë mbyllur plotësisht në vitin 2012. Ndersa sa i takon kompanisë tjetër “I RI” sh.p.k., Xhillari thotë se bashkëthemeluesin Gent Agolli nuk e njeh personalisht dhe as e ka takuar kurrë ndonjëherë, qoftë dhe rastësisht./