TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit, Dhimitër Anagnosti.
Me një postim në rrjetin social “Facebook”, shefi i qeverisë shprehet se Dhimtër Anagnosti ishte “babai” i kinematografisë shqiptare, ndërsa kujton se si e ka njohur regjisorin, që la gjurmë të mëdha në kinematografi.

“Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart🥺 Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master🙏“, shkruan Rama. 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *