Irani ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, pas vdekjes së presidentit të Republikes.
Gjithashtu edhe Libani shpalli të hënën tre ditë zie kombëtare për presidentin dhe ministrin e jashtëm iranian, të cilët u vranë pas rrëzimit të helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Autoritetet iraniane konfirmuan mëngjesin e kësaj të hëne se presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm kanë vdekur, pasi ekipet arritën të gjejnë helikopterin që ishte rrëzuar.
Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan, sipas mediave lokale. Kërkimet kanë vijuar dhe gjatë natës në gjetjen e helikopterit të aksidentuar.