PS ka shënuar fitoren e parë ligjore me opozitën për zgjedhjet e 25 prillit.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot të anulojë gjobën e vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndaj Erion Veliajt pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Anëtarët e KAS pranuan argumentet e përfaqësuesit ligjor Eridiana Salianji se Bashkia Tiranë e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj menjëherë me krijimin të dhënave në faqen e KQZ-së dhe se shtëpitë e inspektuara për shkak të detyrës si Kryetar Bashkie, janë buxhetuar para 24 dhjetorit 2020, datë kur ka hyrë vendimi në fuqi që ndalon buxhetime të tilla.  “Duke konstatuar e caktimi i personit përgjegjës është bërë më 7 janar 2021 dhe  raportimet në vijim janë vlerësuar në përputhje me ligjin dhe në këto rrethana nuk kemi përgjegjësi administrative vendosëm shfuqizimin me gjobë ndaj Erion Veliajt të shumës 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve

Për pikën 2 duke konstatuar se gjatë veprimtarive të denoncuara nuk janë shpërndarë leje apo certifikata pronësie sipas ligjit vendosi shfuqizimin  e gjobës për shumë 40 mijë lekë ndaj Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, kundër këtij vendimi mund të apelohet në gjykatën e shkallës së parë Tiranë” – thotë KQZ”

Më herët, Kryetari i Bashkisë ka deklaruar se më ironik është fakti që nuk penalizohet Lulzim Basha që shton 5 vila në kohë pandemie apo Grida Duma që akuzohet se ka shitur 3 herë shtëpinë, por dikush që ka dorëzuar shtëpi për të pastrehët e mbetur nga tërmeti.