Gjatë takimeve elektoraleme qytetarët e Shkodrës, ka rënë në sy se si kandidati i PD-së, Romeo Gurakuqi është munduar  të identifikohet jo si një kandidat i Partisë Demokratike, por si pjesë e asaj që ai e identifikon si “Lista Basha”.

Një qytetar shkodran i drejtohet Gurakuqit me fjalët “Lusim Zotin që të fitojë Partia Demokratike”. Pa marrë asnjë falënderim për urimin, por me nxitimin për të vënë pikat mbi ‘i’, i pari i listës së PD-së në Shkodër i është përgjigjur qytetarit dy herë dhe me këmbëngulje “Lista Basha!… Lista Basha!…”.

Nuk është e qartë se çfarë nënkupton ky term i ri i përsëritur me këmbëngulje nga Romeo Gurakuqi, një tentativë për tu distancuar nga Partia Demokratike, apo një vetidentifikim me një projekt që për të ka shumë rëndësi të mos identifikohet si ai i Partisë Demokratike, por siç ai me këmbënguljen e të parit të listës së PD-së dëshiron ta quajë “Lista Basha”.

/Veritas.com.al/