Gjirokastra u zgjua nën qiellin që “po derdhej” përdhe- siç thuhet këtu për motin e papërballueshëm. Ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve, banorët kanë anuluar disa lëvizje të nevojshme nëpër qytet, shpesh herë ndërpritet energjia elektrike- sipas korrespondentit të “Veritas.com.al në Gjirokastër”.

-Pjesa e “re”e Gjirokastrës, te stadiumi, akoma nuk e shikon dot kështjellën, as Dunavatin lart- tha njëri nga banorët.

Njëri prej përrenjve të  brendshëm të qytetit ka dalë nga shtrati duke sjellë inerte nga mali. Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa qindra automjete presin në radhë.

Mungesë të energjisë elektrike, përveçse në qytet, ka në disa zona si në Libohovë dhe Zagori. Situata e reshjeve pritet të përkeqësohet në orët e mëvonshme.

Edhe në Durrës është pezulluar puna në sektorin e peshkimit.

/Veritas.com.al/