Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi se shfaqja që do të shohim nesër me ardhjen në Shqipëri të zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar është një turp i madh.
Në një dalje për mediat, Këlliçi theksoi se këto shfaqje nuk i shërbejnë pluralizimit në Shqipëri, opozitarizmit dhe Partisë Demokratike.
“Sot është momenti për t’i dhënë fund tranzicionit. Unë gjykoj që shfaqja që do të shohim nesër, turp më të madh, që nesër do vijë Escobar dhe do na flasë kundër korrupsionit, në krah të Edi Ramës, për një vend siç jemi ne nuk mund të ketë./ Lajme/