Nga: Gerry Freda/

Kryeministri hungarez Orban do të shkojë në një vizitë zyrtare në Izrael muajin e ardhshëm

Vizita e Orban në Izrael do të zhvillohet në korrik, por tashmë ka shkaktuar një det me polemika ne shtetin hebre.

Në fakt, disa OJQ akuzojnë Kryeministrin Netanjahu qe pranoi mbështetje diplomatike të një prej udhëheqësve kryesorë anti-semitiste evropianë. Kreu i qeverisë hungareze, në muajt e mëparshëm, u identifikua nga një pjesë e shoqërisë civile izraelite si një admirues i admiralit filonazist Miklos Horthy. Sulmet e Orbanit ndaj financuesit George Soros, fajtor, sipas disave, i projektimit te pushtimit te Europës nga hordhi emigrantësh, kanë ushqyer me tej armiqësinë e opinionit publik liberal ndaj “burrit të fortë” të Budapestit . Eksponenti i Fideszit, gjithmonë në krah te Jerusalemit në samitet kryesore ndërkombëtare, tha se ai ishte i nderuar që mori nga qeveria Netanyahu një ftesë zyrtare për të vizituar Izraelin.

Një delegacion i shtetit hebre arriti të mërkurën në mëngjes në kryeqytetin hungarez për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën shkencore dhe ushtarake. Në krye te këtij delegacioni ishte Meir Ben-Shabbat, Këshilltar per Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Izraelit. Ishte ai që e informoi Orbanin për dëshirën e Netanjahut për të mirëpritur udhëheqësin e Budapestit në Jeruzalem me të gjitha nderimet. Ben-Shabati, u dërgua nga qeveria e vendit të tij tek vendet e  “grupit te Vishegradit” me qëllim forcimin e sinergjisë në luftën kundër terrorizmit midis këtyre të fundit dhe Izraelit. Kryeministri i Shtetit Hebraik theksoi rezultatin jashtëzakonisht pozitiv të bisedimeve balle për balle midis te dërguarit të tij dhe kryeministrit hungarez.

Gjatë takimit, do të ishte shfaqur sintoni e plotë rreth nevojës për të luftuar kërcënimin që paraqet Hamasi dhe për të nxitur Bashkimin Evropian që të përballojë me vendosmëri rrezikun e emigracionit masiv. Vizita e Orban në Izrael, ka deklaruar Netanyahu disa orë pas takimit mes Ben-Shabbat dhe delegacionit hungarez, do të shërbejë për të riafirmuar miqësinë mes dy popujve gjithmonë në vijën e parë  kundër projekteve terroriste. Të dy liderët  ishin takuar gia në kryeqytetin hungarez në korrik 2017 dhe në atë rast kryeministri i Jerusalemit e kishte falënderuar homologun e tij te Evropës Lindore për mbështetjen e vazhdueshme te tezave izraeliane ofruar nga ky i fundit gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Me gjithë entuziazmin e kreut të qeverisë, bota liberale dhe shumë OJQ kanë denoncuar papajtueshmërinë e dukshme midis vlerave themeluese të shtetit hebre dhe politikave te mykura anti-semite të nxitura nga Budapesti. Në qendër të polemikave që shpërthyen në vendin e Lindjes së Mesme në lidhje me rastin e vizitës se Orban, kanë qene fjalët e mira te këtij të fundit ndaj admiralit Horthy dhe frazat plot helm drejtuar Soros.

Një vit më parë, kryeministri hungarez e kishte definuar Miklos Horthyn, ushtarakun filonazist fajtor qe kishte organizuar dëbimin e gjysmë milion hebrenjve hungarezë, një “statist i shkëlqyer”.  Kështu, në fushatën zgjedhore prillin e kaluar, lideri konservator kishte sulmuar me fyerje miliarderin amerikan, George Soros, lindur në Budapest në një familje te fesë hebraike. Në të dyja rrethanat, ambasadori izraelit në Hungari, Yossi Amrani, kishte akuzuar fillimisht liderin e Fidesz per anti-semitizem, por vetë Netanjahu më pas kishte kërkuar  për të tërhequr shpejt te tiila akuza.

Vizita e Orban në Izrael ka prodhuar një përçarje të thellë në vendin e Lindjes së Mesme. Nga njëra anë janë  qeveritaret e larte, të cilët shohin në “njeriun e fortë” të Evropës Lindore një aleat të besueshëm kundër “qëndrimit filopalestinian” të OKB-së. Nga ana tjetër, ka intelektualë dhe OJQ, të gatshëm te “prishin  festen” për “emulatorin e fundit te Horthyt”.

Veritas.com.al/