Në Lece mbrëmë u publikua lajmi se Policia kapi 734 kilogramë kanabis ardhur nga Vlora; u botuan edhe inicialet e tre trafikantëve shqiptarë, tashmë të arrestuar;si dhe pamje nga operacioni i Policisë.

Të arrestuarit janë në moshën nga 30 deri 50 vjeç: V. L vjec 49, V. N.  30 vjeç dhe A. L. 49. vjeç.

Gomonia që transportoi drogën është e përmasave të mëdha.

Gjatë natës kur Policia e Leces kryente operacionin dhe arrestimin e tre trafikantëve nga Shqipëria, në Vlorë bëhej gati një sasi tjetër akoma më e madhe që do të nisej drejt Leces.

Sasia e drogës që po përgatitej për transport, ndodhej akoma në fshatrat rreth Vlorës. Sipas të dhënave të parë të Policisë, po përgatitej një sasi kanabisi prej 10 tonë.

Policia vuri në pranga gjashtë persona të dyshuar si autorë të këtij transporti.

Policia midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 2 armë zjarri të llojit “automatik”, 1 armë zjarri e llojit “pushkë”, 2 krehra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm; veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.