Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se duhet punuar për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës. Në një konferencë me Vjosa Osmanin, ajo tha se unioni evropian do që ta shohë Kosovë si partnere.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare – pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave. Ne të dyja jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. E rëndësishme ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo shtoi:

“Marrëveshja e Ohrit është qenësore. Të gjithë jemi të përkushtuar për zbatimin e saj. Shenjë e mirë që arrijmë të kemi parafinancimin para përfundimit të këtij ligji, dhe kjo tregon se do të ecim hap pas hapi. Me rëndësi të hapim tregun e përbashkët për kompanitë e Kosovës, se është dobi për tregun e BE dhe për ekonominë e Kosovës.”