Nga: Alessandro Speciale

 

(Bloomberg) – Investitorët janë duke vëzhguar votimin rajonal të së dielës në Itali, si një test kyc mbi atë se sa kohë mund të mbijetojë koalicioni i fortë qeverisës i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Pesë Yje.

Partia Lega e opozitës e udhëhequr nga Matteo Salvini po kërkon të rrëmbejë kontrollin e fortifikatës së qendrës së majtë të Emilia Romagna-s, njëra nga dy rajonet që votojnë gjatë fundjavës.

Një fitore atje do të forconte kauzën e Salvinit për zgjedhje te parakohshme kombëtare që ai ka të ngjarë ti fitojë.Eshtë një garë popullariteti që po bëhet edhe më e rëndësishme pas dorëheqjes së liderit të 5 Yje-ve, partia më e madhe në qeveri.

Ndërsa partia e Salvinit vazhdon të rritet në sondazhe,opinioni i sondazheve tregon se mbështetja për Pesë Yjet ka rene. Ja çfarë duhet të dini.

Kush po voton?

Rreth 3.5 milion njerëz në Emilia Romagna dhe më shumë se 1.5 milion në rajonin jugor të Kalabrisë do të zgjedhin asamblete qeverisëse dhe rajonale.

Kush do te fitoje?

Në Emilia Romagnën e prosperuar – një rajon i dominuar historikisht nga e majta – sondazhet kanë treguar një lidhje virtuale mes Legës dhe qendrës së majtë, me këtë të fundit qe mban epërsi më të ngushtë në sondazhet e fundit të bëra para periudhes se heshtjes zgjedhore.

Sondazhet para heshtjes elektorale kanë treguar një epërsi të qartë për një koalicion të qendrës së djathtë në Kalabri.

Megjithëse më pak simbolik sesa bastioni i majtë në Emilia Romagna, një fitore e qendrës së djathtë në Kalabri do të ishte akoma e dukshme për Salvinin, i cili përballet me një parti që dikur denigroi jugun dhe bëri thirrje për shkëputjen e Italise veriore.

A do të bjere qeveria nëse Salvini fiton?

Ndoshta jo, të paktën jo menjëherë. Partitë që mbështesin kryeministrin Giuseppe Conte insistojnë që votat rajonale të mos kenë ndonjë ndikim në politikën kombëtare. Por një humbje në Emilia Romagna do të ishte veçanërisht e vështirë të gëlltitet për demokratët, të cilët më pas mund të fillojnë të mendojnë nëse aleanca e tyre qeverisëse me Pesë Yje ia vlen vërtet.

Te pregatitur për më shumë turbulenca në rast të një triumfi të Leges, por mbani në mend se qeveria në të vërtetë mund të behet më e fortë nëse partitë e koalicionit bëhen më të dobëta. Zamku që i mban ata së bashku është, në fund të fundit, dëshira e tyre e përbashkët për të shmangur zgjedhjet e parakohshme që do të sillnin Salvinin në pushtet.

Cfarë thonë tregjet?

Shumica e analistëve ndajnë vlerësimin sanguin që, në një afat të shkurtër, qeveria nuk do të ndikohet drejtpërdrejt nga rezultati i këtij votimi. Sidoqoftë, ata gjithashtu theksojnë shqetësimin se një Conte i dobësuar do të jetë edhe më pak i aftë për të kryer reformat që i duhen ekonomisë në stanjacion të Italisë.

Kur të sintonizoheni?

Votimi është të Dielën, 26 Janar, nga 7 e mëngjesit deri ne 23 ne darke,me oren italiane.

Pasi të mbyllen qendrat e votimit, televizioni shtetëror Rai do të publikojë exit pollet, megjithëse nuk është e mundur që ato të tregojnë menjëherë një fitues të qartë. Pas mesnatës, parashikimet bazuar në numërimin aktual të votave do të fillojnë të japin një pamje më të qartë.

Fituesi ka të ngjarë të shpallet në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe rezultatet e plota do të vijnë po atë ditë.

Veritas.com.al/