Nga: Astrit Patozi/
Falënderime, mirënjohje dhe respekt për ata mijëra burra dhe gra nga e gjithë Shqipëria, që nënshkruan në kohë rekord, por edhe e mbështetën duke e uruar që në ditën e parë lindjen e “BINDJES DEMOKRATIKE”!
Ata janë themeluesit e saj të vërtetë, ndaj të cilëve do të ndjehemi të detyruar gjithmonë.
Koha do të tregojë shumë shpejt se ne bëmë gjënë e duhur në një kohë të vështirë për vendin, pasi krijuam BINDJEN se ishte çasti që të merrnim të gjitha përgjegjësitë tona.
Por deri atëherë, ne do të rendim me shpejtësi, duke ftuar të na bashkohet çdo qytetar që kërkon ndryshimin e kësaj gjendjeje dëshpëruese në Shqipëri për shkak të sistemit dhe qeverisjes së gabuar.
Ka ardhur momenti që secili prej nesh duhet të marrë një vendim për të dhënë një kontribut që ta rrëzojmë partitokracinë, sepse ajo ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abuzimin me pushtetin, padrejtësinë dhe pabarazinë e frikshme para ligjit.
Është pikërisht koha që çdo shqiptar duhet të marrë këtë ftesë:
VOTO PËR “BINDJEN” TËNDE!