Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen e së martës në autostradën Fier-Vlorë ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku.

Autorët dyshohen se i kanë zënë pritë, në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës. Atentatorët, që dyshohen se mund të kenë qënë tre person , kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës tip “Wolksvagen Pasat” që udhëtonte 30-vjeçari.

Pasi janë afruar ne krahun e djathtë, kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë apo automatik të vogël tip shars, ndërkohë që në trup kishte marrë tre plumba, dhe makina që udhëtonte ka ikur për inerci rreth 400 metra nga momenti që u qëllua.

Gjatë rrugës, makina është përplasur disa herë me trafikndarësen deri sa ka ndalur.

Jo më shumë se 1 kilometër nga vendngjarja, është njoftuar se po digjej një makinë. Zjarrëfiksit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, por dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ndërkohë që është ushtruar kontrroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por dhe fshatrat Novoselë apo Panaja.

Po ashtu janë marrë në pyetje te afërm të 30-vjeçarit në Rëshen, po ashtu dhe një person i dyshuar. Nuk dihet ende pse 30-vjeçari Kristian Marku po vinte në Vlorë. Policia ende po vijon me hetimet.

Gjatë rrugës, makina që udhëtonte 30-vjeçari është përplasur disa herë me trafikndarësen deri sa ka ndalur.

Jo më shumë se 1 kilometër nga vendgjarja, është njoftuar se po digjej një makinë. Zjarrëfiksit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, por dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ndërkohë që është ushtruar kontrroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por dhe fshatrat Novoselë apo Panaja.

Po ashtu janë marrë në pyetje te afërm të 30-vjeçarit në Rëshen, po ashtu dhe një person i dyshuar. Nuk dihet ende pse 30-vjeçari Kristian Marku po vinte në Vlorë. Policia ende po vijon me hetimet.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *