Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë dhe lënia e saj në dyert e spitalit të Ferizajt ka sjellë një reagim të fortë nga policia dhe nga politikanë të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për gjetjen e Dardan Krivaqa,i  dyshuari kryesor për vrasjen e të resë.

“Kërkesë për bashkëpunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim  policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Personi i  kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj . Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.

Më herët u bë me dije se Krivaqa ishte bashkëjetuesi i 18-vjeçares, ndërkohë që shoku i tij me ininciale A.S u arrestua më herët nga Policia e Kosovës.

Të dy këta shtetas ushtruan dhunë deri në vdekje ndaj të resë dhe më pas shkuan e lanë të pajetë në dyert e spitalit.