Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës në polici pas vetëdorëzimit, 48 orë pasi ekzekutoi policin Novruz Cenalia.

“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri.

Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë”, mësohet të ketë thënë Mërnica.

Policisë i ka treguar se pas vrasjes është fshehur në pyll nëpër ferra. Ka qenë daja që ka luajtur rolin e negociatorit mes 23 vjeçarit dhe policisë për tu vetëdorëzuar.