Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare Sali Berishën pasi ai i shoqëruar nga deputetët e tij bllokoi foltoren.
“Kam ezaruuar dhe tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimin. Jemi për masën e tretë që është përjashtim nga seanca.
Jepet masa disiplinore përjashtimi nga seanca plenare e Sali Berishës se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren dhe pas vërejtjes dhe paralajmërimit”, tha Nikolla.
Por Berisha nuk është tërhequr pas vendimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla për ta përjashtuar atë nga seanca.
Berisha i kërkoi Nikollës të përjashtojë Edi Ramës, ndërkohë që deputetët e PD i ranë pa pushim tavolinave pas vijimit të seancës nga socialistët.
“Përjashto Edi Ramën, përjashto veten ti. Ne nuk lëshojmë këtë sallë sot pa u bërë debati për çështjen më kryesore.
Ne po mbrojmë interesin kombëtar. Po mbrojmë futurën e kombit nga një grup njerëzish. Keni dalë siç jeni, lakuriq”, tha Berisha.