Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë dëshminë e tij mbi ngjarjet e ndodhura më 8 janar në oborrin e Partisë Demokratike, gjatë protestës së thirrur nga ai vetë, për të rrëzuar Lulzim Bashën nga kreu i forcës politike të djathtë.

Berisha pritet të japë versionin dhe detajet e tij mbi gjithë ngjarjen.

Sakaq, i thirrur në Prokurori për të dëshmuar është edhe Lulzim Basha. Ky i fundit, zhvillimet e 8 janarit, i ka ndjekur nga brenda selisë blu.

Sipas edhe vetë daljeve televizive të Berishës, ai pritet t’u qëndrojë pretendimeve të tij për ndodhitë e fillim-janarit.Për ish-kryedemokratin, mbështetësit e tij u qasën paqësisht në oborrin e selisë. Por, ata kanë hasur në dhunë nga pala e Bashës, e cila ndodhej brenda godinës.

Berisha ka hedhur gjithashtu akuza se një natë përpara protestës, persona të armatosur janë vendosur nga Basha brenda selisë për mbrojtjen e saj.

Por, hetimi policor nuk e faktoi këtë pretendim të ish-kryeministrit.

Një tjetër aspekt që ai pritet të sjellë në dëshmi, është edhe përdorimi i lëndëve lotsjellëse apo irrituese, nga ana e grupit të Bashës.

Këta të fundit kanë thënë shpesh se e vetmja gjë e përdorur, kanë qenë fikset e zjarrit, për t’u mbrojtur nga sulmi i Berishës dhe demonstruesve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.