
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se dhjetëra mijëra civilë janë vrarë nga rusët gjatë sulmit në Mariupol.
“Qyteti është shkatërruar, ka dhjetëra mijëra të vdekur, por pavarësisht kësaj, rusët nuk po e ndalin sulmin e tyre”, tha Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur para parlamentit të Koresë së Jugut këtë mëngjes.
Ai paralajmëroi gjithashtu se rusët do të sulmonin me të gjitha kapacitet lindjen e vendit, por tha se ushtria ishte gati.