“Qindra njerëz janë ende nën rrënojat e teatrit të Mariupol”.Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në video-mesazhin e tij të fundit, në të cilin premton se rusët do të paguajnë për “mijëra zemra të cilave kjo luftë i ka ndaluar rrahjet”.Zelensky akuzoi forcat ruse se “bënë gjithçka për të parandaluar” hyrjen e ndihmave humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Megjithë bombardimet, me gjithë vështirësitë, ne do të vazhdojmë operacionet e shpëtimit”, siguroi presidenti.