Edhe PD-ja zyrtare do i bëjë ftesë aleatëve për zgjedhjet e 6 marsit në ato bashki që nuk kanë një kryetar. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja, Jorida Tabaku.
“Ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi dhe përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për nivel qendror edhe lokal, janë përcaktuar kandidatura që përbënin një grup njerëzish, iu nënshtruan një vetting nga një komision që i certifikoi ato procesi, PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më të mundshëm, kandidatët do të shpallen shumë shpejt, brenda afatit dhe PD është e angazhuar që të krijojmë një aleancë me të gjitha partitë e aleatëve dhe qytetarë, për të përfshirë shoqërinë civile, individët pa parti, PD do përfaqësojë vullnetin e atyre që na votuan”, tha Jorida Tabaku.