(Sondazhet e mediave pas debatit thonë se Merkel kryeson pra votimeve të 24 qershorit)/

Ishte supozuar se këto do të ishin zgjedhjet më pa shkëlqim. Prej disa muajsh konservatorët e kancelares Angela merkel kanë shijuar epërsinë e tyre mbi rivalin e afërt- dhe partnerin e kohëve të fundit.

Stacionet Televizive i përgatiten shikuesit e tyre për një debat të furishëm dhe pasionant. Por këta që shpresonin për një retorikë të egër mbetën të dëshpëruar.

Shikuesit që shprsonin që Martin Schulz, i cili është në vështirësi për të marrë kurorën  Merkel, mund të masnin mundësinë e fitores përmes Televizionit.

Angela Merkel ka 12 vjet në pushtet, gjë që u duk.

Kancelarja nuk është e njohur për ndonjë shkathtësi oratorike; ajo nuk është e shijëshme në debate publike. Megjithatë, zonja Merkel u shfaq e qetë, e besueshme dhe me eksperiencë, duke i përballuar mirë sulmet e kundërshtarit.

Debati i fundit ishte debati më i mirë në performancën e saj, sipas gjermanes ‘Spiegel’.

Kjo nuk tregon ndonjë gjë shumë të madhe, Merkel ka humbur tre debatet e para.

Por Martin Schulz  u vu gjithnjë në sulm dhe në situatë lufte. Ai u kap fort pas situatës së emigracionit dhe politikave të Merkel në këtë fushë.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve, zoti Schulz është fokusuar në drejtësinë sociale, subjekt që e risolli edhe në debatin e të Dielës mbrëma. Ai ka ngritur stekën kundër populistëve.

Veritas.com.al/