Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, republikani Dick Cheney tha se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të votojë për kandidaten demokrate për president Kamala Harris dhe jo për republikanin Donald Trump.
Dick Cheney shërbeu si zëvendëspresident nën presidentin republikan George W. Bush nga viti 2001 deri në vitin 2009. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar atë për rolin e tij të madh në planifikimin e luftërave në Afganistan dhe Irak, ku pati shumë viktima civile dhe shkelje të të drejtave të njeriut, sipas CNN.
“Si qytetarë, secili prej nesh ka për detyrë ta vendosë vendin mbi partishmërinë për të mbrojtur Kushtetutën tonë. Kjo është arsyeja pse unë do të hedh votën time për zëvendëspresidenten Kamala Harris”, shtoi ai.
Zgjedhjet për presidentin e ri amerikan do të mbahen më 5 nëntor.