Janë mbyllur kutitë në Turqi dhe ka nisur numërimi i votave. Rezultatet zyrtare nuk duhet të dalin përpara orës 21-00 sipas orës lokale turke, pra 20.00 me orën tonë, por mediat vendase kanë nisur të japin të dhant nga numërimit.
E përditshmja italiane La Republika, duke ju referuar televizionit Haber në Turqi thotë se në 10% të votave të numëruara, Erdogan është në krye.
Siç bën të ditur La Repubblica, Recep Tayyip Erdogan është në avantazh me 58,34%, kurse kandidati i opozitës ka arritur 35,84%. Muharrem Ince ka marrë 0,6% e Sinan Ogan 5,21%. CNN turk thekson se votat e numëruara vijnë nga zonat rurale pro Erdogan dhe ende nuk kane nisur qytetet e mëdha.